Një video e publikuar më herët nga grupi terrorist i Hamasit ka shfaqur reagime të forta. Në video shfaqej një prej pengjeve izraelite që ndodhej në një tunel, ku sipas asaj që përshkruhej po hapte varrin e tij, ndërsa shprehej se nuk kishte ngrënë prej ditësh.

Një reagim i ashpër ka ardhur nga presidenti francez Emmanuel Macron i cili ka dënuar këtë situatë, duke e akuzuar Hamasin se ka tejkaluar kufijtë e mizorisë.

“Një mizori e turpshme një çnjerëzim i pakufizuar. Kjo është ajo që përfaqëson Hamasin. Imazhet që tregojnë pengjet izraelitët të mbajtura në Gaza janë një tmerr. Lirimi i tyre duhet të jetë i menjëhershëm”, ka thënë mes të tjerash Macron.