Pas Francës edhe Gjermania ka dënuar ashpër Hamasin pas videove të publikuara të pengjeve izraelitet, që dukeshin të dobësuar dhe të rraskapitur.
Më herët Macron në një qëndrim të ashpër u shpreh se pamjet e publikuara tregojnë qartë mizorinë e Hamasit dhe se menjëhrë duhet të ndërhyhet për lirimin e pengjeve.
I të njëjtit qëndrim ka qenë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz i cili është shprehur i tronditur pas videove të publikuara të pengjeve izraelite.
“Hamasi nuk ka më një rol për të luajtur në të ardhmen e Gazës. Por “Izraeli nuk do t’i përgjigjet cinizmit të Hamasit dhe duhet të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare”, ka thënë ndër të tjera Merz.