Ushtria Izraelite sulmoi këtë të dielë kryeqytetin e Jemenit Sanaa duke lënë të vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 35 të tjerë sipas asaj që raportoi televizioni Al Masirah, I lidhur me rrebelët Houthi.

Tel Avivi zyrtar I cili raportoi se në këtë operacion morën pjesë 10 avionë luftarakë tha se shënjestra e tyre ishte një impiant nafte, një central elektrik dhe një kompleks presidencial në kryeqytetin e Jemenit.

Ushtria izraelite deklaroi se objektivat ndodheshin brenda një “kompleksi ushtarak”, ndërsa zyrtarët Houthi thanë se Izraeli ka goditur infrastrukturë civile.

Sulmi Izraelit mbi rrebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani, erdhi pasi të premten ky grup militant deklaroi se kishte lëshuar një rraketë balistike hipersonike dhe du drone kundër Izraelit, me qëllim presionin ndaj Tel Avivit që ti jap fund luftës në Gaza.

Ushtria izraelite i quajti bombardimet “përgjigje ndaj sulmeve të përsëritura të regjimit terrorist Houthi ndaj shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij”.

Nj zyrtar ushtarak i Rrebeleve Houthi te Jemenit deklaroi kete te diele se mbrojta ajrore e Jemenit arriti te neutralizoje sulmet e kryeara nga Avionet Izraelite, megjithate pamjet e publikuara ne rrjetet sociale treguan shperthime te medha ne kryeyqtetin e Jemenit. Qeveria de facto në Sana’a e cilësoi bombardimin një “krim lufte”, duke akuzuar Izraelin dhe SHBA për përshkallëzim të luftës në rajon.

Rrebelet Houthi te mbeshtetur nga Irani deklaruan se nuk do ta ndalin operacionet e tyre në mbështetje të palestinezëve në Gaza.
Izraeli ka kryer disa goditje ndaj objekteve energjetike dhe porteve jemenase gjatë muajit të fundit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten paralelisht me luftën në Gaza.