Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Hamallaj në Durës. Dyshohet se fillimisht ka ndodhur një konflikt dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Gazetari Leonidha Musaj tha për ABC News se autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”. Ndërkohë janë vendosur disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë.