Liga Arabe do të zhvillojë një takim urgjent pas vendimit të njoftuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për pushtimin e plotë të Gazës.

Takimi do të mbahet të dielën më 10 gusht, ku do të diskutohen mënyrat për t’u përballur me situatën e luftës.

Përfaqësuesi palestinez në Lidhjen Arabe, Mohanad al-Aqlouk tha se se takimi që do të mbahet “do ketë në fokus vendimin e Izraelit për të ripushtuar plotësisht Rripin e Gazës dhe për ta kontrolluar atë plotësisht, si dhe zhvendosjen e detyruar të mëvonshme të popullit palestinez brenda dhe jashtë Rripit”.

Gjithashtu gjatë takimit, Liga Arabe do të shqyrtojë mekanizmat për veprim në nivel arab dhe ndërkombëtar për të adresuar shkeljet izraelite, për të parandaluar vazhdimin e tyre dhe për të ndjekur penalisht autorët para gjykatave ndërkombëtare, thuhet më tej.