Ashtu siç edhe ka paralajmëruar Izraeli nuk ka hequr dorë nga plani për të pushtuar plotësisht Gazën. Këtë të enjte ushtria izraelite paralajmëroi spitalet dhe organizatat ndërkombëtare që të përgatiten për evakuim, para se të nisë “operacioni” i planifikuar për të marrë kontrollin e Gazës dhe rrethinave të tij.
Nga ana tjetër, sipas ushtrisë izraelite është i domosdoshëm edhe përgatitja e një plani për transferimin e furnizimeve mjekësore nga veriu në jug.
“Ne do t’ju ofrojmë një vend për të vepruar qoftë një spital apo mundësi të tjera”, kanë deklaruar zyrtarë të ushtrisë izraelite.