“Për Poloninë dhe partnerët e saj europianë, duhet të jetë e qartë se kufijtë nuk mund të ndryshohen me force”: Paralajmërimi vjen nga kryeministri polak Donald Tusk, i cili theksoi përpara gazetarëve në Varshavë pas konsultimeve të fundjavës midis udhëheqësve europianë.

“Rusia nuk duhet të jetë në gjendje të përfitojë nga pushtimi i Ukrainës. Perëndimi, përfshirë vendet europiane, nuk do të pranojë kërkesat ruse që thjesht çojnë në konfiskimin e territorit ukrainas. Moska mund të mendojë në këtë mënyrë se t`i sfidojë kufijtë e vendeve të tjera pa u ndëshkuar“-u shpreh kryeministri polak Donald Tusk.

Duke kujtuar historinë polake, Tusk përsëriti parimin “asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”. “Ne e dimë nga historia – dhe Polonia shpesh ka qenë viktimë e kësaj – se kur fuqitë e mëdha vendosën fatin e vendeve të tjera pa pjesëmarrjen e tyre në negociata, pasojat kanë qenë të rënda”, ishte komenti i Tusk. Volodimir Zelensky nga ana tjetër deklaroi se lëshimet nuk e bindin një vrasës.

“Një javë tjetër ka mbaruar pa asnjë përpjekje nga Rusia për të përmbushur kërkesat e shumta të bashkësisë ndërkombëtare dhe për të ndaluar vrasjet. Vetëm në 24 orët e fundit, në front kanë ndodhur 137 përleshje të armatosura, dhe kjo ndodh çdo ditë. Ushtria ruse nuk po e zvogëlon presionin e saj dhe nuk po i merr parasysh humbjet e saj. Rusia po e zvarrit luftën e refuzon të ndalojë vrasjet dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë asnjë shpërblim apo përfitim. Ky nuk është vetëm një qëndrim moral, por edhe racional“-tha Zelensky.
Zelensky shtoi se vetëm javën e fundit, rusët kanë përdorur më shumë se një mijë bomba ajrore dhe gati 1,400 dronë ushtarakë kundër Ukrainës.