Mokra, Pogradec | 16 Gusht 2025
Mokra po bëhet gati të presë edicionin e gjashtë të festivalit “Mokra n’Fest”, një festë që prej vitesh mbledh bashkë mokrarët nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke kthyer këtë zonë të bukur malore në një qendër të traditës, kulturës dhe mikpritjes.
Festa më e madhe mokrare do të mbahet më 16 gusht, nga ora 14:00 deri në mbrëmje vonë, Ura Monument Kulture në Golik do të gjallërohet me muzikë live, aktivitete kulturore, gatime tradicionale dhe një atmosferë festive që nuk mund të përshkruhet, por vetëm të përjetohet.
Në skenën kryesore do të performojnë:
•Mariola & Jurgen Kaçani
•Vëllezërit Lushka
•Avni Lushka dhe Luli Qose
•Vëllezërit Kapa
•Ansambli “Mokra”
•Julian Elezi
•Juli Tollozhina etj
si dhe këngëtarë të tjerë lokalë, që do të sjellin muzikën dhe shpirtin e kësaj treve të lashtë ilire.
Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë gatimet karakteristike të zonës, përgatitur nga duart e nënave mokrare.
Lakror në saç, kulaç tradicional, mish në hell, të gjitha me shije shtëpie dhe shumë dashuri.
Aktivitetet që pritet të mbahen do të jenë të shumta:
Kanoe në lumin Shkumbin
Kamping në natyrë
Koloni piktorësh
Ekspozitë Fotografike
Argëtim për fëmijë dhe të rinj
Ky festival folklorik është më shumë se një festë, është një kthim në rrënjë, një kujtesë e vlerave dhe identitetit tonë kulturor, dhe një ftesë për të jetuar nga afër shpirtin mokrar.
Mokra n’Fest, aty ku zemra rreh më fort!
Eja më 16 gusht dhe bëhu pjesë e një përvoje të paharrueshme!