Ukrainian servicemen stand near an armored personnel carrier BTR-3 on the northwest of Kyiv on February 24, 2022. - Ukraine army says battle under way for airbase near Kyiv on February 24, 2022. (Photo by Daniel LEAL / AFP)

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar një tjetër shkëmbim të të burgosurve, sipas një njoftimi nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Të dy vendet kanë ndërruar nga 146 të burgosur secila palë, me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ministria ruse bëri të ditur se të gjithë shtetasit rusë të liruar janë transportuar në Bjellorusi, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Gjithashtu, Ukraina ka kthyer në Moskë edhe tetë qytetarë rusë, banorë të rajonit të Kurskut, të cilët sipas autoriteteve ishin mbajtur në territorin ukrainas.

Ky shkëmbim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme humanitare për lirimin e të burgosurve të luftës mes dy vendeve, ndërsa lufta në Ukrainë vijon të marrë jetë dhe të shkaktojë dëme të mëdha në të dyja palët. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë luajtur një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në këtë proces.