Arben Taravari, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut deklaroi se Shkupi Zyrtar nuk po respekton ligjin për përdorimin e Gjuhës Shqipe si gjuhë Zyrtare në këtë Shtet në një vizitë që pati në mësonjëtoren e Korçë.

Nga Korça ku vizitoi mësonjëtoren e Parë Shqipe Taravari se në Maqedoninë e Veriut nuk ka destabilitet, por moszbatim të ligjeve.

“Gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase sikundër ishte në kushtetutën e vitit 1974 kur ishte Maqedonia Republikë Socialiste. Mund të themi se gjuha shqipe definohet si gjuhë e 20% të popullsisë që ne mendojmë se duhet të hiqet dhe ta rikthejmë atë që ishte në kohën e ish Jugosllavisë apo në kohën e socializmit në Maqedoni dhe gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut të jenë gjuha shqipe dhe maqedonase si gjuhët e dy etnive që janë 90% e Maqedonisë.”, ka thënë Taravari.
Kryetari I Aleancës për Shqiptarët tha se Situata mund të zgjidhet vetëm me ndërhyrje të qartë dhe të menjëhershme të Gjykatës Kushtetuese.

“Ka institucione të cilët duhet ta përdorin dhe e anashkalojnë apo e shpërfillin përdorimin e gjuhës shqipe. Ka iniciativë në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se ajo do të sjellë vendim objektiv dhe racional, sepse nëse sjell vendim tjetër nuk do të ishte mirë për shoqërinë në përgjithësi. Në institucionet ku kemi shqiptarë, këto ligje zbatohen kurse aty ku drejtojnë maqedonas, marrin figurën e ministrit, zëvendës ministrit dhe kjo s’është në rregull.”, është shprehur ai.

Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut i cili u miratua më 2018 kur qeveriste LSDM, parashikon përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, edhe në procese gjyqësore, në bankënota dhe në uniforma policore.

VMRO-DPMNE, e cila asokohe ishte në opozitë dhe aktualisht në pushtet, e kundërshtoi ashpër miratimin e Ligjit, nuk mori pjesë në votim dhe e dërgoi këtë dokument menjëherë në Gjykatën Kushtetuese.