Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej.
Kanë qenë pushuesit që kanë lajmëruar policinë kufitare e cila e nisur nga Dhërmiu ka arritur të shpëtoji 38 vjeçarin nga Franca .
Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, 38 vjeç, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën dhe nuk mund të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke mos qenë në gjendje të notonte. Ai u shpëtua në kohë, u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.