Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve për përballimin e situatës së zjarreve në vend.

Ekuipazhet dhe stafi mbështetës u pritën nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtant Arben Kingji, i cili vlerësoi gatishmërinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në momente të vështira.