Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk diskutuan për një samit midis presidentit rus dhe Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre në Alaska. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e deklaroi këtë në një intervistë me NBC Neës të publikuar në faqen e internetit të ministrisë.

“Nuk u diskutua në Anchorage. U ngrit më vonë, si diçka e improvizuar, që doli nga takimi në Uashington midis Presidentit Trump dhe mysafirëve të tij”, tha ai. “Kur Zelensky thotë se përparësia e menjëhershme është një takim me Putinin, është në thelb një lojë. Një lojë që ai e luan shumë mirë, sepse dëshiron teatralitet në çdo gjë që bën. Ai nuk interesohet për substancën.”

“Putin mori një telefonatë nga Presidenti Trump pas takimit të manjatit” me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, “dhe deklaroi qartë gatishmërinë e tij për të vazhduar negociatat e drejtpërdrejta ruso-ukrainase që filluan në Stamboll.

“Ai gjithashtu deklaroi se takimet e nivelit të lartë, samitet, veçanërisht midis udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës, duhet të përgatiten shumë mirë”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. “Ne kemi sugjeruar rritjen e nivelit të delegacioneve që janë takuar dhe do të takohen në Stamboll për të adresuar çështje specifike që duhet t’u vihen në vëmendje Presidentit Putin dhe Zelenskyt” – përfundoi Lavrov.