Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite, përpara një dite takimesh me Presidentin Donald Trump, të përqendruara në luftën Rusi-Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën, i ndjekur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe më pas kryeministri britanik, Keir Starmer.

Të gjithë u pritën nga Shefja e Protokollit, Monica Crowley, shkruan CNN.

Gjithashtu në takim do të jenë, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti finlandez Alexander Stubb dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.