Planet për një takim dypalësh midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tani janë në proces dhe më shumë opsione po diskutohen, ka thënë të martën sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
“Të dy udhëheqësit kanë shprehur gatishmërinë për t’u ulur me njëri-tjetrin, dhe kështu ekipi ynë i sigurisë kombëtare do t’i ndihmojë të dy vendet ta bëjnë këtë”, u ka thënë Leavitt ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencë.
Europa ka marrë një rol thelbësor në negociatat për fundin e luftës dhe mund të presë takimin mes Vladimir Putin dhe Zelensky. Emmanuel Macron ka propozuar Gjenevën si një vendtakim dhe Zvicra është treguar e gatshme për t’i mirëpritur liderët.