Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë që ka ngjallur reagime në mediat ndërkombëtare, sidomos në ato ukrainase.
Gjatë një interviste radiofonike me gazetarin konservator Mark Levin, Presidenti amerikan foli për gadishullin e Krimesë duke e përshkruar si një territor të madh “sa Teksasi” dhe e vendosi atë “në mes të oqeanit”.
“Krimea është gjigante, do të thoja sa madhësia e Teksasit ose diçka e tillë, në mes të oqeanit. Dhe është e bukur”, tha Trump.
Gazetari Levin e ndërpreu menjëherë, duke i kujtuar se Krimea përballet me Detin e Zi dhe jo me oqeanin. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte krahasimi i Trump-it me shtetin amerikan të Teksasit. Sipas Kyiv Independent, gafa është e dukshme: Krimea është rreth 26 herë më e vogël se Teksasi. Deklarata e Trump është pasqyruar gjerësisht në mediat ukrainase, të cilat e cilësuan këtë një tjetër shembull të mungesës së saktësisë së ish-presidentit kur flet për çështjet gjeopolitike.