Donald Trump u zotua vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve nga zgjedhja e tij si president.

Në ditën e 198-të të presidencës së tij, mund të jetë ai një hap më afër arritjes së kësaj?, kjo është pyetja që shtron sky news në analizën e saj lidhur me situatën e luftës në Ukrainë.

Gjithashtu ndalet edhe tek zhvillimet e fundit, ku i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff zhvilloi një vizitë zyrtarë në Moskë ku edhe u takua me presidentin rus Vladimir Putin. Në deklarata në media nuk pati shumë detaje lidhur me takimet e zhvilluara, ndonëse u shprehet se bisedimet ishin konstruktive.

Por a është Rusia e prirur drejt arritjes së një armëpushimi siç pretendon tani presidenti i Ukrainës?

Volodymir Zelensky President i Ukrainës deklaroi se Rusia duket më e prirur për një armëpushim, pas takimit të zhvilluar midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe Vladimir Putin.

“Presioni mbi ta funksionon”, tha Volodymyr Zelensky në një reagim të tij rrjetet sociale.

“Por gjëja kryesore është që ata të mos na mashtrojnë në detaje – as ne dhe as SHBA-në.”, shtoi presidenti ukrainas.

Dhe nga ana tjetër po aq i rëndësishëm është edhe fakti se a është i përgatitur Vladimir Putin të takohet edhe me “armikun e tij” Volodymir Zelenskyn?

Sepse në vetëm një ditë u patë deklarata dhe reagime që shtrojnë shumë pikëpyetje por nga ana tjetër, nuk u dhanë detaje e “një përparimi të madh” të bisedimeve siç edhe u tha nga liderët.

Megjithatë Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se “kishte shanse të mira” që shumë shpejt të takohet me Putin dhe me homologun e tij ukrainas Volodymir Zelensky, por pa dhënë detaje për vendin dhe kohën.

Presidenti i SHBA-së nuk komentoi mbi mundësinë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Republikani iu referua gjithashtu bisedimeve midis të dërguarit të tij të posaçëm Steve Witkoff dhe Presidentit rus Putin dje në Kremlin, duke i vlerësuar si të mira.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë rrjedha e situatës së luftës në Ukrainë dhe nëse do të arrihet një armëpushim, apo t’i jepet fund luftës disa vjeçare!?