Vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrit të saj.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.
Në këtë aksion për vënine në kontroll të plotë të vatrës së zjarrit morën pjesë: 30 efektivë të FA, 22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan, 20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet. Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut.