Presidenti amerikan Donald Trump dha një mesazh për Voldoymyr Zelensky dhe Vladimir Putin para një takimi të mundshëm mes tyre.
Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan tha se Zelensky duhet të tregohet fleksibël në procesin e negociatave, që mund të nënkuptojë lëshimin e territoreve nga Kievi.

Për presidentin rus Trump tha se shpreson që ai të ketë një sjellje të mirë dhe nëse kjo nuk ndodh, do të jetë një situatë e vështirë.
Në lidhje me garancitë e sigurisë, Trump tha se Franca, gjermania dhe Mbretëria e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë trupa në Ukrainë, ndërsa për Shtetet e Bashkuara ai tha se mjafton fjala e tijdhe siguria që jep ai president.

Deklaratat e presidentit amerikan erdhën pasi në takimin e shtëpisë së bardhë me Zelensky dhe liderët europianë, ku u ra dakord që kreu I shtetit ukrainas dhe Putin të takohen së shpejti, mundësisht deri në fund të gushtit.

Volodymyr Zelensky është shprehu I gatshëm për t’u takuar me homologun e tij rus dhe më pas të mbahej një takim trepalësh mes tij, Putin dhe Trump.

Në takimin e shtëpisë së bardhë u diskutuan edhe garancitë e sigurisë për Ukrainën, për të cilat Zelensky tha se do të përpunohen me detaje gjatë 10 ditëve në vijim.

Te këto garanci pëfshihet edhe blerja e armëve amerikane që Ukraina nuk I ka, me një vlerë 90 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, kur Ukraina të fillojë të eksportojë dronët e saj, Shtetet e Bashkuara do t’I blejnë.

Ndërkohë një nga pikat më të rëndësishme të diskutimeve, çështjet territoriale, do të zgjidhen mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas presidentit amerikan Donald Trump, këto diskutime duhet të fillojnë nga vija aktuale e frontit.

Ne bisdime Trump përsëriti se qëllimi i tij është “një paqe afatgjatë”, duke shtuar se arritja e një armëpushimi përpara negociatave të mëtejshme është e panevojshme. Por ky qëndrim shkaktoi kundërshtim nga udhëheqësit evropianë të cilët theksuan se takimi I ardhshëm nuk mund të mbahet pa një armëpushim.

Ukraina e ka cilësuar të rëndësishëm armëpushimin dhe ka theksuar se negociatat nuk mund të mbahen nëse sulmet në qytetet e saj vazhdojnë të vrasin njerëz.

Edhe teksa po mbaronin bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, Rusia lëshoi 270 dronë dhe 10 raketa në rajonet e Ukrainës, pjesa më e madhe e të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e vendit.