Një aksident tragjik ka ndodhur në Luksemburg. Tre shqiptarë të Kosovës kanë humbur jetën. Në aksident humbën jetën 19-vjeçari, Edonik Kastratit nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj këta dy të fundit vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.
Sipas mediave raportohet se tre të rinjtë ishin rrugës për në qytet për ta festuar ditëlindjen e 24-të të Ukë Bajraktarajt.
Një i afërm i tyre ka thënë për mediat se të rinjtë janë përplasur me një kamion, menjëherë pas përplasjes automjeti i tyre është përfshirë nga flakët dhe për pasojë tre shqiptarët kanë humbur jetën.