Historiani, koleksionisti dhe ish drejtues i kadastrës Artan Lame është nderuar në Ersekë, aty ku rridhte origjina e tij
Këshilli Bashkiak i Kolonjës vendosi që një nga rrugët e qytetit të Ersekës ta emërtojë me emrin e Artan Lame

Erion Isai
Kryetari I bashkisë Kolonjë
“Tani ishte një nga Kolonjarët sharmante të Kolonjës, ishte krenaria që punuan dhe I dhanë pak kohë shqiptarisë për fat tw keq, kemi krenari që Tani të jetë biri i Kolonjës dhe një nga rrugët kryesore të qytetit të mbajë emrin e tij”

Familjarët e Lames janë shprehur të emocionuar për nderimin që i bëhet figurës së tij

Mirela Lame
Bashkëshortja e Artan Lame
“Ndiehm po aq krenare sa do ndihej Tani për Ersekë e tij. Kur më morën në telefon dhe më thanë që është vënë emri i rrugës Artan Lames Ma hoqën gjysmën E dhimbjes. Është nder e krenari e madhe për mua.”

Diana Lame
Nëna e Artan Lame
“Ne radhë të parë Faleminderit bashkisë Kolonjë, gjithë kolonjarëve, me emrin kolonjar ai flinte. Është e çuditshme sa pasion kishte. Lere thoshte se nuk haeni dot me kolonjarët me thoshte.”

Prezent në ceremoninë e nderimit ishin familjarë, miq dhe historianë të Artan Lames, njeriut që krenohej me fshatin e tij Qytezë