Zyrtarët iranianë nuk do të lejohen të bëjnë blerje në dyqanet luksoze në New York për sa kohë janë në qytet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Si pjesë e një mase për të “ushtruar presion maksimal mbi regjimin iranian”, delegatëve nga Teherani u është kufizuar lëvizja.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se atyre u ishte ndaluar të hynin në “dyqanet me mallra luksoze”.
“Ne nuk do ta lejojmë regjimin iranian të lejojë që elitat e tij klerikale të bëjnë pazar në Nju Jork, ndërsa populli iranian vuan nga varfëria, infrastruktura në shkatërrim dhe mungesa të mëdha të ujit dhe energjisë elektrike”, tha ai.
Marco Rubio, sekretari i shtetit, e ka kufizuar ekipin iranian vetëm në fusha që lidhen me “punën e tyre zyrtare në OKB”.