Armando Pali, i cili mbeti i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Shkodër, mësohet se ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak më herët dhe punonjës i IKMT-së.
Ai ka qenë në kafe me Erogen Vason, i cili dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit.
Të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një kamarier i lokalit dhe një grua që ka qenë duke pirë kafe aty.
Ndërkohë, një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.