Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vijon takimet me shqiptarë të suksesshëm. Balla priti sot Aleksandër Colin, një shqiptar të suksesshëm që jeton dhe punon prej vitesh në Itali.
Balla vlerësoi kontributin e Colin, i cili tashmë ka vendosur ta rikthejë suksesin e tij në Shqipëri përmes investimeve në sektorin e hotelerisë dhe industrisë së shërbimit.
“Është gjithmonë kënaqësi kur sheh histori suksesi të shqiptarëve jashtë vendit që vendosin të investojnë në atdhe. Këto janë shembuj që na bëjnë krenarë dhe që kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë sonë,” – u shpreh Balla.
Ai shtoi se nisma të tilla jo vetëm nxisin punësimin dhe zhvillimin ekonomik lokal, por gjithashtu forcojnë lidhjen mes diasporës shqiptare dhe vendlindjes.