Ka përfunduar jave e katërt e ndeshjeve të kampionatit anglez, Premier League me fitoret e Liverpul dhe Cityt.

“Qytetarët” triumfuan bindshëm në derbin e Manchesterit duke triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj United të Amorim, rezultat ky që i rrit tensionet për teknikun portugez, i cili në 4 ndeshje ka grumbulluar vetëm 4 pikë me “djajtë e kuq”.

Ndeshja foli vetëm për Cityn që zhbllokoi rezultatin me anë të Foden në minutën e 18-të pas një aksioni individual të Jeremy Doku. Goli i dytë erdhi nga i përhershmi, Erling Haaland në fillim të pjesës së dytë pasi u shërbye sërish nga belgu, Doku dhe nuk gaboi nga brendësia e zonës kundërshtare. Goditjen fatale për “djajtë e kuq” e dha përsëri Haaland në minutën e 68-të duke e lënë United në vendin e 14-të në klasifikim.

Ndërkohë, Liverpuli arriti një fitore minimale ndaj ekipit të Brtojës, Burnley në minutat shtesë të ndeshjes me anë të një penalltie të konvertuar nga Salah, duke marrë kështu 3 pikshin dhe duke ruajtur kreun e klasifikimit me maksimumin e pikëve të grumbulluara në 4 ndeshjet e para