Mark Zuckerberg ka blerë së fundmi një jaht të ri. 300 milionë dollarë që mban brenda spa, sallë stërvitjeje, kinema, pishinë, kapacitet për 24 të ftuar dhe 50 veta staf. Mega-jahti ka provokuar reagime në rrjete sociale për luksin e shfrenuar dhe të panevojshëm që manifeston. Jahti është i 45-i më i madh në botë, dhe me të si shoqërues udhëton një mjet tjetër që kushton 30 milionë dollarë.

Përveç çështjes së taksimit më të madh të pasanikëve, një problem tjetër është ndotja. OXFAM vlerëson se sasa mesatare vjetore e karbonit të emetuar nga megajahtet është 5672 tonë në vit. Një person do ta emetonte ëkëtë sasi për 850 vjet. E njëjta organizatë vë në dukje se 10 personat më të pasur në botë përgjigjen për gjysmën e emetimeve globale.