Ali Ahmeti, lideri shqiptar në Maqedoni të Veriut, në një reagim në rrjete sociale gjatë kohës sa James Rubin, ish-Ndihmës Sekretar i Shtetit po dëshmon si dëshmitar i mbrojtjes së krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, tha se dëshmia e Rubin “çmontoi propagandën dhe shpifjet dashakeqe”. s
“E vërteta del në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan sot ne Hagë.
James, të falemnderit ty, falemnderit Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës demokratike që e perkrahu kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi. Lufta jonë për pragun e shtëpise ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi,Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse”, shkroi Ali Ahmeti.