Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët.

Avokati Genc Gjokutaj siç raporton Anila Hoxha deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve.
“Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.

Prokuroria ka kaluar kompetencat kushtetuese, duke shprehur opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj.

Prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, që nuk është kompetencë e saj.”, u shpreh ai.

Kryedemokrati akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e 19 kullave në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash.