concept background of colorful euro cash banknotes close up , money backdrop for design

Euro ka vijuar që të humbase pikë kundrejt monedhës kombëtare. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye në fundjavë me 96.91 lekë.

Dobësimi i monedhës europiane ka vijuar edhe pse zyrtarisht ka përfunduar sezoni turistik, ku periudha korrik –gusht shënon dhe numrin më të lartë të turistëve.

Euro pësoi një forcim të lehtë në ditë e fundit të muajit gusht dhe fillim shtator për të vijuar më pas rënien. Nga ana tjetër, prurjet valutorore po ndikohen nga rigjallërimi i remitancave dhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja. Emigrantët, në periudhën janar-qershor kanë sjellë 532 milionë euro.

Dobësimi i euros gjatë 2025-ës, ka qenë më i përmbajtur krahasuar me vitet e kaluara. Nivelin më të lartë për këtë vit, euro e ka regjistruar në 30 janar, kur arriti të këmbehej me rreth 100 lekë.