Sidney Brown, producenti që punoi me Drake, Lil Wayne dhe Beyoncé, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në East Harlem.
Sipas PageSix, një anëtar i familjes e gjeti 49-vjeçarin pa ndjenja në apartamentin e tij.
Artisti, i cili njihej në industrinë e muzikës me emrin skenik ‘Omen’, thuhet se ndërroi jetë më 13 shtator, konfirmoi nëna e tij, Martha Brown, për TMZ.
“Shkaku dhe mënyra e vdekjes janë nën hetim”, tha zyra e mjekut ligjor të qytetit në një deklaratë.
Familjarët shkuan ta kërkonin kur ai nuk u paraqit për setin e tij të planifikuar si DJ në Barawine Harlem, ku kishte punuar për më shumë se një dekadë. “Ai ishte i shëndetshëm. Ne nuk e dinim që ishte i sëmurë, kështu që e gjithë kjo ndodhi papritur”, tha motra e tij, Nicole Iris Brown, për NBC News.