Ushtari i Gardës Kombëtare Vladyslav Nahornyi, i cili i mbijetoi torturave nga forcat ruse, u gjet pasi kishte qenë i zhdukur për katër ditë, tha gruaja e tij për transmetuesin ukrainas “Suspilne”.
Ushtari 33-vjeçar u kap pranë Pokrovsk disa javë më parë pasi brigada e tij humbi një pozicion.
Ai më vonë përshkroi se si trupat ruse gjymtuan robërit e tjerë përpara se t’i prisnin fytin dhe ta hidhnin në një gropë me shtatë të tjerë, duke i besuar të gjithë të vdekur.
Nahornyi ishte i vetmi i mbijetuar, duke arritur të zvarritej për pesë ditë për t’u kthyer në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
I shtruar në një spital të Oblastit të Dnipropetrovsk më 17 gusht në gjendje kritike, ai kishte humbur sasi të mëdha gjaku dhe kishte pësuar plagë të ashpra.
Gruaja e tij raportoi zhdukjen e tij pasi ai doli nga spitali pa paralajmërim më 30 gusht. Gruaja më vonë i tha “Suspilne” se burri i saj ishte gjetur shëndoshë e mirë dhe tani ishte me të.
Nahornyi, i paaftë të fliste pas operacionit, e dokumentoi përvojën e tij të hidhur në një ditar.
Ai shkroi se ushtarët rusë nxorën sytë, prenë buzët, veshët dhe hundët, dhe gjymtuan të burgosurit. Rasti i tij nxjerr në pah prova në rritje të krimeve sistematike të luftës kundër të burgosurve ukrainas. Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës raportoi në korrik se të paktën 273 të burgosur lufte ukrainase janë ekzekutuar nga Rusia gjatë robërisë, në shkelje të Konventave të Gjenevës. (Albanianpost)