Në pritje të rikthimit në fushë, ndoshta që në sfidën e radhës ndaj Napolit , ylli i Milanit, Rafael Leão, ka ndarë një prapaskenë të bujshme nga fillimet e tij kuqezi. Në një intervistë për podcastin Say Less, sulmuesi portugez tregoi se verën e vitit 2019 ishte shumë pranë Interit, por zgjodhi vetë të mos transferohej. “Drejtori sportiv i Lille donte të më shiste, por unë thashë jo. Doja të qëndroja edhe një vit për t’u rritur.” Çdo gjë ndryshoi kur Milani hyri në garë. Një video-thirrje nga legjenda Paolo Maldini i ndryshoi mendjen përfundimisht: “Më tha që më donin në Milano. Në atë moment, nuk mund të thosha jo.” Leão pranoi se që i vogël ishte i dashuruar me Milanin dhe legjendat e tij si Ronaldinho, Kakà dhe Seedorf. Dhe për të, nuk ka asnjë dilemë: “Midis Milanit dhe Interit? Milani, njëqind herë.”
Kuqezinjtë janë në pritje të rikthimit të Rafael Leao në fushë. Trajneri Massimiliano Allegri theksoi se me shumë gjasa atë do ta rishohim në fushë të dielën, aty kur Milan do të sfidojë në San Siro kampionët e Italisë, Napolin. Me skemën e re të përzgjedhur nga ana e Allegrit, Leao tashmë luan si sulmue në vijën e pare, diçka e cila mund të sjellë më shumë gola nga ana e Rafael Leao për kuqezinjtë.