Opozita duket e trazuar dhe e paqartë për kandidatin e tyre të Tiranës.
Flamur Noka dhe aktorët e tjerë opozitarë vijonë diskutimet e emrave të mundshëm që do nxjerrin përballë Manastirliut të Partisë Socialiste.
Burime nga brenda grupit negociator bëjnë me dije se Panajot Soko, ish-nënkryetar i Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” është një nga emrat e hedhur në tavolinë.
Referuar identikitit që propozon Ilir Alimehmeti, ku thekson që duhet figurë publike me kontribut publik opozitar, duket se Soko i përmbush kushtet.
Gjithësesi, është Noka dhe më pas Berisha që do vendosë kandidatin e opozitës apo të Partisë Demokratike, varësisht lobeve dhe logjikës së tyre politike. /Lexo.al