Emir Allen, është një i ri shqiptar që jeton në Britani të Madhe, prej vitesh ai mban titullin si ekspert i kriptomonedhave. Ai tregon se organizatorët e grupeve të skemave piramidale online për të rritur besueshmërinë tek “klientët” e tyre, i prezantojnë më profile të rreme në Instagram.
Para disa muajsh fotot dhe dhe të dhënat e tij , u vodhën nga këto grupe të cilat me ndihmën e AI i modifikonin fotot duke prezantuar Emirin si një ‘boss’ kritovalutash, që si origjinë jeta e luksit kishte investimi në skemat piramidale.
“Mu vodh profili ku tregonin jetën e luksit dhe se sa para bënin, më mernin fotot dhe materialet nga rrjetet sociale dhe nga rrjetet e kompanisë ku unë jam aktivist. Krijohej një imazh i rremë për të thither sa më shumë lekë dhe investitor nga e gjithë bota jo vetëm në Shqipëri. Unë pata dyshimin që mashtrim bazohej në Shqipëri”-shprehet Emir Allen, ekspert i kriptovalutave.
Emiri arriti të heqë nga internet jetën e tij të rremë, por ai nuk ka fuqi t’i japë fund këtij mashtrimi.
Në Shqipëri, rrjeta e këtyre grupeve një numër të madh klientësh i ka peshkuar në Lezhë, Lushnjë dhe në Divjakë. Por këtu mashtrimi shkon përtej rrjeteve sociale pasi paratë dorëzohen edhe në pika fizike. Burime për TCH thonë se në Lushnjë ekziston një lokal ku tërhiqen dhe dorëzohen paratë. Pavarësisht denoncimeve të deputetit socialist Erion Braçe, në vendin tonë ende nuk ka një mashtrues të prangosur.
“Skemat Piramidale zakonisht ngrihen diku jashtë Europe, Në Afrikë, Indi ose Vendet Balltike dhe target janë amerikanët, dhe europianët dhe zakonisht në bien pre ata që nuk kanë njohuri rreth kësaj botë dhe zakonisht është shtresa më në nevojë. “
Aksioni më agresiv i këtyre grupeve ka qenë gjatë muajit gusht, ku mendohet se shqiptarëve u janë grabitur 20 milion dollar, dhe kjo nuk është bërë nga një grup i vetëm, sepse aktualisht operojnë gjashtë të tilla në territorin tonë.