Gjykata e Lartë ka caktuar datën se kur do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës, i cili kërkon heqje të masës se sigurisë ‘arrest në burg’.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, mbrojtja e ish-presidentit është njoftuar se në datë 09.10.2025, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja penale, me palë llir Metën.
Objekti i kësaj seance do të jetë “verifikim i kushteve të masës së sigurimit personal të “Arrestit me burg”.