Lajmi është vërtet i bujshëm. Milano mund të mos mirëpres dot asnjë ndeshje në finalet e Kampionatit Evropian që do të zhvillohet në 2032, aty kur Italia dhe Turqia do të jenë dy shtetet që do të mirëpresin finalet e këtij kompeticioni. Këtë paralajmërim e ka theksuar vetë presidenti i Federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina që në një intervistë së fundmi theksoi se stadium San Siro nuk i përmbush kërkesat e UEFA-s për të pritur Europianin,”

“Shpresa ime është që politika, në marrëveshje me Interin dhe Milanin, të arrijë të gjejë zgjidhjen më të mirë për qytetin e Milanos.”, theksoi Gravina.

Federata Italiane duhet të dorëzojë listën përfundimtare të stadiumeve që do të përdoren në Euro 2032 deri më 31 korrik 2026, dhe impiantet duhet të kenë një projekt të miratuar, të financuar dhe të gatshëm për ndërtim deri në mars 2027. Pra, është një garë me kohën për qytetin e Milanos, që për momentin është në rrezik të mbetet jashtë listës.