Po na mëson se skitë e nivelit të lartë Botëror, ne i mësuam makinën. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë ngjarja e fundit mes talentit më të ri dhe më të madh europian të skive Lara Colturi e cila garon për Shqipërinë dhe që pak kohë pasi mbushi 18 vjeç pikërisht në vendin tonë pajiset me një leje drejtimi mjeti në Tiranë. Skiatorja e njohur me origjinë italiane, Lara Colturi, e cila prej vitit 2022 përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë sapo është kthyer nga Zelanda e Re, ku kaloi dy muaj të ngarkuar me stërvitje intensive në pistat e njohura të Hemisferës Jugore.
Në horizont ndodhet një objektiv madhor: Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026. Për Larën, këto lojëra kanë një domethënie të veçantë jo vetëm për peshën sportive, por edhe emocionale, pasi zhvillohen në vendin e saj të lindjes në Itali, ndërkohë që ajo do të mbajë veshur ngjyrat kuqezi të Shqipërisë. Sezoni i skive për Laren si zakonisht do te filloje me etapën e parë të kupës së botës në Solden të Austrisë me 25 Tetor 2025.