Nëna e Mbappé, Fayza Lamari, në një intervistë për “L’Équipe”, tregoi se sulmuesi i Real Madridit nuk ka patentë, si dhe e ka të vështirë të dalë vetëm në rrugë për arsye sigurie.

Ish-futbollist francez Nasri komentoi në “Canal+” komentet e saj:

“Nisur nga çfarë tha nëna e tij…, jam pak i befasuar.

Në moshën 22 vjeç duhet të mësosh ta përdorësh kartën e kreditit dhe të drejtosh makinën, qofsh yll apo jo. Unë u bëra profesionist në moshën 17 vjeç. Vetëm 17 vjeç luaja te Olympique Marseille, por kjo nuk më pengoi të dilja, të ecja në rrugë dhe të shihja njerëz. Kylian duhet të ketë pavarësinë e tij”.

Nasri vijoi: “Të mos kesh patentë në këtë moshë, për mua nuk është normale. Patenta është një formë pavarësie, është të bësh çfarë do dhe kur do… Patenta është pavarësi. Në këtë moshë duhet t’i bëjë të gjitha gjërat. Zidane, në moshën e tij, bënte shumë gjëra… Të ngasë makinën, të dalë me shokët dhe miqtë, janë gjëra që duhet t’i bëjë patjetër”.