Në kishën e Sant’Ambrogio-s në Itali, dasma e një çifti të ri u bë një nga ngjarjet më të përfolura, pasi prifti I famullisë vendosi të fillonte ceremoninë e dasmës pa pritur nusen, e cila ishte ende jashtë kishës.

“E kisha njoftuar tashmë se do të filloja kur të binin kambanat. Nuk ishte e mundur të mbaja një grup të tërë besimtarësh në pritje”, shpjegoi Ati Doglio. Prifti, për të cilin thuhet se nuk ishte hera e parë që tregohej i përpikte më orarin, nuk e priti nusen as 15 minuta zyrtare dhe e filloj shërbesën vetëm pas tri minutash.

“Nuk është çështje dasmash apo pagëzimesh, por respekti për të pranishmit”, deklaroi prifti.
Kur shërbesa filloi pa nusen, një ndjenjë sikleti thuhet se u përhap mes të ftuarve dhe atmosfera u bë edhe më e tensionuar për shkak të mungesës së këngës tradicionale Ave Maria, që këndohet shpesh në dasma.