Merkatoja në hyrje është mbyllur, por Milani vazhdon të shesë. Dhe, mbi të gjitha, të fitojë para. Pas Bennacer, i cili iu bashkua Dinamo Zagreb vetëm pak ditë më parë (klubi kroat do të jetë në gjendje ta blejë atë plotësisht në vitin 2026 për rreth 10 milionë euro), edhe Yacine Adli është larguar zyrtarisht nga Milani. Algjeriani, i cili ishte në periferi të projektit të Allegrit pas një viti huazimi te Fiorentina, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin arab Al Shabab.

Sauditët, pavarësisht se kontrata skadon në vitin 2026, do t’u paguajnë kuqezinjve një shumë prej 7 milionë eurosh. Kjo është një marrëveshje e shkëlqyer për drejtorin sportiv Tare, i cili pritet të marrë edhe 4 milionë euro nga Belgjika.
Konkretisht, Anderlecht do të marrë afërsisht 21 milionë euro nga Al Ittihad. Klubi arab ka nënshkruar zyrtarisht me ish-lojtarin e Milanit, Jan-Carlo Simic. Për qendërmbrojtësin, i cili iu shit belgut për një vit, Milani kishte garantuar një pjesë prej 20% të rishitjes së ardhshme të lojtarit.