Njohja e shtetit palestinez nga Britania, Kanadaja dhe Australia është një “shpërblim i madh për terrorizmin”, tha të dielën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në reagimin e tij të parë ndaj iniciativës së tre vendeve.
“Dhe kam një mesazh tjetër për ju: Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim të lumit Jordan”, tha ai në një deklaratë. Netanyahu tha se përgjigjja e Izraelit do të njoftohet kur të kthehet nga Shtetet e Bashkuara, ku është planifikuar të takohet me Presidentin Donald Trump.
“Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të na imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga Shtetet e Bashkuara, prisni.” Në të njëjtën kohë, Netanyahu njoftoi se Izraeli do të vazhdojë të zhvillojë vendbanime hebraike në Bregun Perëndimor. Anëtarët e koalicionit qeverisës tani po bëjnë presion të hapur që Izraeli të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor, veçanërisht Luginën e Jordanit.