Nga data 1 tetor pensionistët do të kenë pak më shumë para në xhepat e tyre.
Sipas vendimit të ndërmarrë mbi 721 mijë pensionistë do të përfitojnë nga indeksimi 2.5% si në zonat urbane dhe ato rurale.
I bazuar në indeksin e çmimeve të konsumit për shportën e mallrave, pensionistët si çdo vit do të kompensohen për shtrenjtimin e çmimeve të një viti më parë. Mbi 630 mijë në zonat urbane dhe 91 mijë në zonat rurale.

Konkretisht një pensionistë që jeton në zonat rurale dhe ka një pension mesatar prej 19.609 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë në masën mujore duke filluar nga 1 tetori 490 lekë. Ndërsa një pensionistë në zonat rurale me një pension mesatar 11.878 lekësh pas një indeksimi 2.5% do të përfitojë shtesë 296 lekë.

Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjare do të jenë pjesë e indeksimit që do ti kushtojnë buxhetit të Sigurimeve Shoqërore 1 miliardë e 140 milionë lekë. Ndërsa kjo shtesë do të aplikohet edhe për qytetarë që dalin në pensionin duke filluar nga data 1 tetor.

Në konferencën e parë si ministre e ekonomisë dhe inovacionit Ibrahimaj u ndal edhe tek paraja cash teksa bëri të ditur se një plan 3-vjeçar po përgatitet nga qeveria për reduktimin e këtij treguesi.
Rritjen ekonomike prej 3.5% ministrja Ibrahimaj e vlerësoi pozitive të mbështetur kryesisht tek pagat në administratë dhe aktivitete I pasurive të paluajtshme.