Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, u nis me helikopter drejt Tiranës, pasi pësoi infarkt gjatë qëndrimit të tij në Voskopojë.Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj bën me dije se ambasadori i është drejtuar një spitali privat në kryeqytet ku ka kryer me sukses ndërhyrjet e nevojshme, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai shoqërohet nga bashkëshortja, me të cilën ndodhej në një vizitë joformale në fshatin turistik të Voskopojës, aty ku dhe u ndje keq.
Pas infarktit, Shkurov, u dërgua në spitalin e Korçës dhe më pas, për një kurim më të specializuar, drejt kryeqytetit.
Në helikopter për të asistuar ishte edhe një mjek nga spitali i Korçës, raportoi më herët korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule.