Berat Gjimshiti do të ketë një ndeshje të veçantë sot, teksa Atalanta përballet me Club Brugge në kuadër të Champions League.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes italiane, duke luajtur titullar si zakonisht. Ky vendim duket e kthyer në një rekordmen kapitenin e Kombëtares, i cili bëhet futbollisti me më shumë paraqitje në Champions nga përfaqësuesja shqiptare, plot me 30 të tilla.

Në historikun e futbollistëve shqiptarë në këtë kompeticion, Taulant Xhaka mban vendin e dytë me 26 ndeshje, ndërsa pas tij renditen Besnik Hasi dhe Elseid Hysaj me nga 21 takime dhe Kristjan Asllani me 19 ndeshje të luajtura.