Një i vdekur dhe tre të plagosur, është ky bilanci tragjik nga të shtënat me armë mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër.
Gazetari i Top Channel Klodian Zhivani raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në ambientet e një lokali, në afërsi të bashkisë së Shkodrës.Mes të plagosurve janë Armando Pali, Eugen Vaso si dhe një kamariere.
Ende nuk dihet asgjë për autorët apo rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.