Ulsi Manja ka reaguar pasi u emërua sot nga kryeministri Edi Rama si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Në një reagim zyrtar, Manja e quan postin e ri si ‘rikthim në shtëpinë time natyrale’, ndërsa shton se ‘mezi pre të nis këtë kapitull të ri’.
Ndër të tjhera ish-ministri i Drejtësisë uron Besfort Lamallari, i cili u emërua ministër i Drejtësisë.
Reagimi:
Rikthim në shtëpinë time natyrale – Kuvendin e Shqipërisë, si Kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Sot, në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, hodhëm themelet e vizionit Shqipëria 2030 në Evropë. Për mua, ky është një moment i veçantë rikthimi në Kuvend, pas një periudhe të mrekullueshme në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Ka qenë nder dhe një shkollë jete të shërbeja si ministër, nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, të cilit i jam mirënjohës për mbështetjen e pakursyer dhe besimin e dhënë në këto afro 17 vite të rrugëtimit tim politik në Partinë Socialiste. Faleminderit nga zemra të gjithë bashkëpunëtorëve të mi në ministri dhe institucionet e varësisë – ju jeni një aset i pazëvendësueshëm i shtetit shqiptar.
Një falënderim të veçantë dua të përcjell edhe për kolegët e mi ministra, me të cilët ndamë punën, sfidat dhe arritjet gjatë këtyre katër viteve. Fryma e skuadrës që ndërtuam bashkë u kurorëzua me sukses në rrugën e integrimit dhe në fitoren plebishitare të 11 majit.
Urime mikut tim, ministrit të ri Besfort Lamollari, i bindur se do të çojë përpara me përkushtim punën tonë të përbashkët.
Mezi pres të nis këtë kapitull të ri, për reformimin e kuadrit ligjor dhe për ta çuar Shqipërinë edhe më afër Bashkimit Europian.