Lisbona është tronditur nga aksidenti i teleferikut Gloria që ndodhi të mërkurën pasdite.
Një vagon i teleferikut historik doli nga kursi dhe u përplas me një ndërtesë, dëshmitarët përshkruajnë skena kaosi.

Helen Chow, një nga dëshmitarët okularë në rrëzë të kodrës, i tha BBC-së për momentet e tmerrshme që përjetoi: “Ishte sikur dëgjova një shpërthim dhe pastaj pati heshtje të plotë… tymi ishte i dendur dhe i zi. Kur u zhduk, pamë saktësisht se çfarë kishte ndodhur.” Sipas saj, njerëzit përreth saj ishin në gjendje paniku, me shumë që qanin dhe vraponin për të ndihmuar.

Pasagjerë të tjerë të teleferikut në vendin e tragjedisë përshkruan skenat e tmerrshme që u zhvilluan. Abel Estevez, i cili ishte në një nga vagonët me pothuajse 40 persona, tha: “Pashë vagonin tjetër duke rënë me shpejtësi të lartë dhe i bërtita gruas sime se të gjithë do të vdesim këtu. Isha i sigurt se vagoni do të na godiste.”