Kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur as zgjedhjet e 11 majit gjatë samitit BLED në Slloveni.

Ai u shpreh se fushata zgjedhore u zhvillua krah BE-së, teksa shtoi edhe arsyen fitores së thellë të 11 majit.

“Ne jemi të përkushtuar dhe nuk besoj se ka vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore me BE-në.

Arsyeja që fituam kaq thellë ishte e lidhur me zotimin për anëtarësimin në BE dhe të gjithë të mblidheshim rreth flamurit për ta sjellë në BE.
Dikush nga Sllovenia më tha që po ecni shumë mirë, por kujdes nga ajo që dëshironi, kjo ishte ajo që mu tha në një sallë tjetër, jeni në një pozitë kaq të mirë në Slloveni. Por ka diçka që nëse ju mundim, është optimizmi, ju jeni të depresionuar këtu. Në Shqipëri ka kaq shumë gjëra që duhet ti përmirësojmë”, u shpreh Rama.