Sot në orën 11:00, në GJKKO ishte parashikuar seanca e parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.
Avokati i Metës i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit edhe në këto kushte seanca e ditës së sotme do të shtyhet. Avokati Kujtim Cakrani ka dorëzuar kërkesë për shtyrje.
Ish presidenti akuzohet për korrupsion, fshehje pasurie e pastrim parash, e po ashtu edhe ish bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe 3 persona të tjerë.