Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është paraqitur sot para Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).
Seanca e sotme është në vazhdën e procesit ndaj Mediut në lidhje me akuzat ndaj tij deh që vijon prej muajsh.

Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim me subjektet ushtarake-kuadër komandues.